EcMeNe.DarkBB.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
EcMeNe.DarkBB.com

Ec Me Ne Drejt Suksesit Tuaj.
 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Dėshmitė e lashta tė shkronjave shqipe qė u pranuan nė Kongresin e Manastirit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin



Numri i postimeve : 23
Join date : 23/03/2008

Dėshmitė e lashta tė shkronjave shqipe qė u pranuan nė Kongresin e Manastirit Empty
MesazhTitulli: Dėshmitė e lashta tė shkronjave shqipe qė u pranuan nė Kongresin e Manastirit   Dėshmitė e lashta tė shkronjave shqipe qė u pranuan nė Kongresin e Manastirit Icon_minitimeMon Mar 24, 2008 11:52 am

Historia
Dėshmitė e lashta tė shkronjave shqipe qė u pranuan nė Kongresin e Manastirit

Historia e Kongresit tė Alfabetit nė Manastir. Cilat ishin pėrpjekjet e para pėr hartimin e njė alfabeti dhe si u bė pakti pėr gjuhėn shqipe

Saimir Lolja

Gjuha shqipe ėshtė e hershme, por fatkeqėsia qėndron nė faktin se ajo u shkrua shumė vonė. Kombi me dėshirėn mė tė madhe pėr tė shkruar gjuhėn e tij ėshtė penguar historikisht nga fqinjėt dhe pushtuesit qė tė ketė njė alfabet tė shqipes. Megjithatė dokumente arkivorė, tė gjetura nė Arkivin e Vatikanit dhe ato greke, dėshmojnė se pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė pasur gjuhėn e tyre kanė qenė shumė tė hershme.

Gjithsesi, debati pėr origjinėn e gjuhės shqipe dhe se nga rrjedh ajo vazhdon edhe sot e kėsaj dite mes albanologėve tė dėgjuar nė botė dhe akademikėve shqiptarė…

Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)

Ky dorėshkrim u gjet nė Vatikan dhe ėshtė botimi mė i vjetėr i njohur deri tani i gjuhės shqipe. Materiali nė fjalė ėshtė i tėri nė pergamenė dhe ka 208 faqe. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me shkronja latine, por me fjalė nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė faqet 1 deri nė 97 mbi teologjinė; faqet 98 deri nė 146 mbi filozofinė dhe faqet 147 deri nė 208, bėjnė fjalė pėr historinė. Ndėrsa nė fund, autori ka firmosur vetė, duke shkruar: “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE”. Rėndėsia e kėtij libri (qė nuk ėshtė abetare) ėshtė se tregon qė ka pasur shkrues, botues dhe lexues tė shkolluar tė shqipes qė nė vitin 1210.

Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)

Dorėshkrimi elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) ėshtė teksti mė i hershėm shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Autor ėshtė Gregori i Durrėsit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojės, i cili qėndroi pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan, para hartimit tė dorėshkrimit. Ai u pėrpoq tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt, qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin elbasanas: Ka shumė pak fjalė tė huaja, vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke. Nė 59 faqet e pėrkthimeve biblike tė Dorėshkrimit elbasanas janė shkruara 6113 fjalė. Shkrimi i tyre ėshtė bėrė mbi bazėn e njė alfabeti prej 40 germash: 35 germa tė zakonshme dhe 5 germa tė rralla. Shumica e germave tė kėtij alfabeti janė krijime tė reja, pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė. Nė kapakun e Dorėshkrimit elbasanas tė Ungjijve gjendet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė tė shkruara me njė alfabet, i cili ndryshon krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit; por i pazbėrthyer akoma. Mė pas vijohet me njė alfabet tė Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 germash. Alfabeti nė fjalė u pėrdor nė mėnyrė sporadike nė Elbasan nga fundi i shekullit XVIII. Por, nuk do tė pėrfundonin kėtu pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė pasur njė alfabet tė gjuhės sė tyre. Dokumente arkivorė vėrtetojnė se ekziston edhe njė tjetėr pėrpjekje pėr hartimin e njė alfabeti nga beratasit. Alfabeti i Kodeksit tė Beratit (1764-1798), njė dorėshkrim prej 154 faqesh. Nė faqen 104, gjejmė dy radhė shqip tė shkruara me njė alfabet origjinal prej 37 germash tė ndikuara nga glagolishtja. Nga Gjirokastra kemi njė alfabet tjetėr, nga fundi i shekullit XVIII, ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili ėshtė njė sistem grafik prej 22 germash, por pak i pėrhapur. Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t’i mėsuar shqip grekėve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal prej 30 germash, nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes.

Propozimi i Naum Veqilharxhit

Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846), nga Korēa, prej 33 germash tė botuara nė abetaren e tij shqipe nė vitin 1844. Jehona e kėtij alfabeti, i cili i ngjan njė lloj armenishteje kursive, ishte e pakėt. Kjo periudhė njėqindvjeēare 1750-1850, ishte njė kohė shumėllojshmėrie shkrimesh tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua me dhjetė alfabete: shtatė alfabetet origjinale tė lartpėrmendur si dhe pėrshtatjet pas vitit 1850 tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr t’u ēuditur qė kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe tė mbijetonte me njė madhėshti tė tillė letrare. Ekzistenca e tyre ējerr poshtėrsinė, me tė cilėn u ndesh delegacioni shqiptar nė Kongresin e Berlinit, mė 1878, ku iu tha nė vend tė JO-sė pėr shtetin shqiptar se nuk mund tė ketė komb pa gjuhė tė shkruar. Ndėrkohė qė kishte jo njė, por 10 alfabete, qė mund tė pėrzgjidheshin e zbatoheshin.

Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 nėntor 1908)

Atdhetarėt, qė pėrpiqeshin tė bashkonin popullin, kishin pėrpara njė pėrēarje nė popull qė shkaktohej nga: 1- politika ‘pėrēa e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqėrore feudale-fisnore nė Shqipėri; 3- drejtimet e huaja tė grupeve tė ndryshme fetare, tė cilat pėrdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten nė vend tė shqipes. Nė ato kushte, shoqėria Bashkimi e Manastirit thirri mė 14 nėntor 1908 kongresin e parė tė pėrgjithshėm pėr diskutimin dhe miratimin e njė alfabeti tė njėsuar. Aty ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė dhe nga bashkėsitė shqiptare nė Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikė e gjetkė. Ata zgjodhėn si kryetar Mit“hat Frashėrin, tė birin e tė shquarit Abdyl, qė kishte kryesuar mbledhjen nė Prizren. Pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike, Gjergji Qiriazi, u zgjodh nėnkryetar, kurse prifti protestant nga Korēa, Grigor Cilka, mori pjesė bashkė me tė nė Komisionin e Alfabetit, tė pėrbėrė prej 11 vetėsh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollės sė Vajzave nė Korēė, shėrbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate nė Manastir dhe e para grua nė histori, qė mori pjesė nė njė forum gjithėshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, njė misionare amerikane nė Korēė, e pranishme aty si vėzhguese, shkruante pėr poetin Gjergj Fishta: “Kumtesa mė e mirė u mbajt nga njė prift katolik, nga Shkodra, fjalėt e tė cilit bėnė qė dėgjuesve t’u rridhnin lot; njė hoxhė u prek aq shumė, saqė rendi ta pėrqafonte para gjithė tė pranishmėve”. Kongresi nėntėditor vendosi me votė tė plotė qė shqiptarėt tė linin mėnjanė alfabetin e Stambollit me dhjetė shenjat e tij tė veēanta dhe ta shkruanin gjuhėn e tyre, vetėm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar nė Manastir pėrmbante 36 shkronja e ndėrthurje shkronjash latine. Duke qenė se para kėsaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave, apo pėrshtatje tė tyre, vendosmėria e kėtyre delegatėve pėr t’i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e pavarėsisė, gjė qė shkaktoi kundėrveprime tė ashpra nga qeveria osmane, sllavėt dhe kisha ortodokse e grekėve. Njė pjesėmarrės i shquar nė Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetė nga trembėdhjetė propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonėse jetoi nė disa vende tė huaja dhe mėsoi tė fliste 13 gjuhė, mbi gjuhėn shqipe ai nuk vinte gjė tjetėr.

Ndėr komb’ tjera, ndėr dhena tjera
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē per ty rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhė, qi jam tue ndie
janė tė bukra me temel;
por prep’ kėjo, si diell pa hije,
pėr mue t’tanave ju del.

Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e shtypshkronjės shqipe nė Manastir, nėn drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bė shpejt e njohur anembanė vendit si shpėrndarėse e librave dhe gazetave shqipe. Por, shpejt, qeveria osmane i mbylli tė gjitha shtypshkronjat shqipe. Mė 1911, Hoxhson, pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike tė Kostandinopojės, raportonte: “Tė gjitha shkollat shqipe janė mbyllur pa pikė mėshire, kurse pėrpjekjet ngulmuese pėr ndalimin e gjuhės dhe zhdukjen e letėrsisė shqipe nuk kanė reshtur kurrė. Gjendja e rėndė politike mund tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Tashmė shqiptarizmi kishte shpėrthyer dhe nuk do ndalej mė!”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ecmene.forumsq.net
 
Dėshmitė e lashta tė shkronjave shqipe qė u pranuan nė Kongresin e Manastirit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
EcMeNe.DarkBB.com :: Bota Shqipėtare :: Gjuha Shqipe-
Kėrce tek: